Murati: MFPT ndan buxhet rekord për komunat në vitin 2023
Lajme

Murati: MFPT ndan buxhet rekord për komunat në vitin 2023

RTKlive.com

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Hekuran Murati ka bërë të ditur se për vitin 2023, buxheti që do t’u ndahet komunave është për 15 për qind më i lartë sesa buxheti i vitit 2022.

Një postim në Facebook, Murati ka shkruar se kjo është rritja më e madhe vjetore që ka ndodhur ndonjëherë, dhe vjen falë performancës së mirë në rritjen e të hyrave në buxhetin e shtetit.

“Pra do të jenë 654 milionë euro që do t’u ndahen komunave, ashtu që ato të ofrojnë më shumë shërbime për qytetarët.

Pretendimet se ka bllokim të buxheteve komunale, janë shpifje dhe aspak të vërteta. Secila komunë, për vitin aktual ka buxhetin e miratuar dhe mund të ekzekutojë pagesat pa asnjë problem” njofton Murati.

Ndërsa qarkorja buxhetore, sipas tij, për vitin 2023 ndahet me kohë, dhe çdoherë brenda afateve që parashihen me legjislacion. “Vetëm dikush që nuk merr vesh fare në procesin buxhetor, mund të pretendojë se qarkoret për vitin 2023 po bllokojnë investimet në vitin 2022” shkruan ai.


MË SHUME NGA Lajme