Kurti takon drejtuesit e fondacionit BESA
Foto/ Zyra e kryeministrit
Lajme

Kurti takon drejtuesit e fondacionit BESA

Emine Hoti/ RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci u takua sot me kryetarin e Fondacionit BESA, Anton Krasniqi dhe nënkryetarin e këtij fondacioni, Ilir Seferi.

Ky takim vjen pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet ministrisë së Arsimit, Shkencën, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Fondacionit BESA me seli në Gjermani. Gjatë tij, kryeministri Kurti u njoftua për sfidat aktuale, veprimet e ndërmarra në kuadër të këtij bashkëpunimi dhe për hapat e mëtejmë drejt inicimit të arsimit dual në vend. 

Kryetari i fondacionit BESA, Anton Krasniqi e informoi kryeministrin për profilet potenciale që mund të përfshihen në kuadër të arsimit dual dhe për bashkëpunimin që ky fondacion ka arritur me odat dhe përfaqësitë e bizneseve në Kosovë.

"Në takim u diskutua për përgatitjet finale që institucionet po bëjnë për të filluar në shtator të këtij viti me pilotimin e tre profileve të para në kuadër të arsimit dual, atë të floktarit, kuzhinierit dhe asistentit në restorant. U theksua rëndësia e angazhimit të institucioneve në promovimin e këtyre profileve te nxënësit dhe bizneset si dhe në vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë", thuhet në komunikatën e qeverisë së Kosovës.

 


MË SHUME NGA Lajme