Dukagjini i Klinës afron futbollistin që luajti ndeshje me Zvicrën
Rtklive
Sport

Dukagjini i Klinës afron futbollistin që luajti ndeshje me Zvicrën

Uran Krasniqi/RTKLive

Çendrim Kameraj ësht afrimi më i ri i klubit Dukagjini nga Klina. Për marrëveshjen ka njoftuar klubi klinas përmes një komunikate.

"Mesfushori Kameraj vjen nga liga e dytë zvicerane. Ai sezonin e kaluar është paraqitur te klubi SC Kriens. Çendrimi dikur ka qenë pjesë e grup-moshave të Juventusit, ka zhvilluar ndeshje edhe me grup-moshat e Zvicrës, për të kaluar më pas edhe te Përfaqësuesja jonë U21, ku ishte grumbulluar dy herë", ka njoftuar Dukagjini. 


MË SHUME NGA Sport