Për të- sllogani i PriFest për këtë vit, dedikim për Vjosa Berishën
Foto: PriFest
Kulturë

Për të- sllogani i PriFest për këtë vit, dedikim për Vjosa Berishën

J.Musliu/RTKlive

Ajo nuk është më mes të gjallëve, por do të jetë gjithmonë në botën e filmit e nëpërmjet tij, në mendjet e secilit adhurues të artit të shtatë.

Regjisorja e producentja Vjosa Berisha, javë më parë kaloi në amshim, por pas vetës la një trashëgimi të madhe e të çmuar në artin e filmit kosovar.

Mes shumë prej tyre, padyshim që festivali i filmit “Prishtina International Film Festival” ose siç njihet më shumë si “Prifest”, mbetet ngjarja më e madhe e filmit në vend e pse jo edhe në rajon.

Prandaj, pashmangshëm këtë vit, ky festival i cili mbledh rreth vetës jo vetëm filma, por edhe regjisorë, aktorë e kineastë nga rajoni e bota, i dedikohet ikonës së kësaj ngjarjeje të madhe të filmit në vend.

Në prag të nisjes së edicionit të 14 të këtij festivali, është zbuluar edhe slogani që do ta shoqërojë këtë vit këtë ngjarje të filmit, që mbahet në Prishtinë.

“Për të “ (For her) është motja e edicionit të sivjetshëm që është në kujtim dhe nderim të drejtoreshës së ndjerë, Vjosa Berisha.

Gjithashtu, në njoftimin zyrtar të organizatorëve të festivalit, është sqaruar se këtë vit, ndryshon edhe moto e përgjithshme e festivalit që e shoqëroi atë, që nga edicioni i tij i dytë.

Kështu, nga ‘Friendship Forever PriFest’, tanimë motoja e tij do të jetë  ‘Vjosa. Forever. PriFest’.

Edicioni i 14-të i PriFest mbahet nga 20-25 shtator në Prishtinë.


MË SHUME NGA Kulturë