“Fluturat” do t`i rikthehen qytetit të festivaleve, Prizrenit
Foto / RTK
Kulturë

“Fluturat” do t`i rikthehen qytetit të festivaleve, Prizrenit

Myrvete Axhami

Në mesin e shumë aktiviteteve kulturore të cilat po organizohen në vendin tonë, pas pesë vitesh ndërprerjeje, numrit të madh të festivaleve që mbahen në Prizren i shtohet edhe festivali i këngës për fëmijë “Fluturat”. Në garë do të jenë 18 këngë të përzgjedhura nga juria profesionale, ndërsa do të ketë shumë çmime shpërblyese.

Ishte viti 2017 kur fëmijët e Kosovës dhe ata të vendeve të ndryshme të rajonit u ngjitën në skenën e festivalit të këngës për fëmijë “Fluturat”. Që nga atëherë ky festival shumë i njohur mbylli derën për talentët e rinj të moshave të vogla.

Por këtë vit “Fluturat” do t'i rikthehen qytetit të festivaleve, Prizrenit.
“Pavarësisht interesimit, në garë do të jenë vetëm 18 këngët e përzgjedhura profesionale. Festivalin e këngës për fëmijë “Fluturat” e ka përkrahur komuna e Prizrenit” tha Bukurije Krasniqi Organizatore.

Ndërsa Adem Morina drejtor i Drejtorisë së Kulturës tha “Këtë javë do të hapet konkursi për pranimin e këngëve, ndërsa Fluturat 2022 do të mbahen në muajin shtator. Në këtë festival kanë të drejtë të konkurrojnë të gjithë fëmijët jo vetën në trevat shqiptare, por edhe nga vende të tjera të Ballkanit”.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle