​Ngjarjet e datës 11 gusht
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

​Ngjarjet e datës 11 gusht

RTKlive

​Ngjarjet e datës 11 gusht 2022.

Mbahet ceremonia e shpërndarjes së 70 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion që po jepet për herë të dytë nga Izraeli. Të pranishëm në ceremoni do të jenë edhe ambasadorja e Izraelit në Kosovë, znj. Tammy Ziv, ministrja e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë,  znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi ( Në HANDIKOS, ora 10:00).

Gupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës mban konferencë për media. (Selia qendrore e VV-së, ora 11:00)

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, mbahet aktiviteti “Kartolinat e rinisë”. (Parku i Qytetit Gjakovë, ora 11:00)

Në qytetin e Vushtrrisë organizohet Akademia Verore “Arbën Xhaferi” edicioni i II-të. (Kalaja e Vjetër të Vushtrrisë)

 


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle

MË SHUME NGA Lajme