Zyrtare, Dardan Berisha dhe Peja ndajnë rrugët
Sport

Zyrtare, Dardan Berisha dhe Peja ndajnë rrugët

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Ylli pejan Dardan Berisha tashmë edhe zyrtarisht nuk është lojtar i KB Pejës.

Lojtari më i mirë në basketbollin kosovar viteve të fundit, ka vendosur të ‘divorcohet’ me klubin pejanë.

Berisha përmes llogarisë së tij në Facebook, ka konfirmuar largimin nga Peja. Ai ka falënderuar gjithë Pejën përfshirë edhe tifozët për përkrahjen që i kanë bërë gjatë periudhës sa ishte pjesë e skuadrës pejane.

“Të dashur qytetarë të Pejës, tifozë “Shqiponjat” dhe dashamirë të basketbollit. Dua të ju informoj se nga ky vit nuk do të jem më pjesë e KB Pejës. Me këtë rast falënderoj nga zemra qytetarët, tifozët, bashkëlojetarët si dhe te gjithë ata të cilët më përkrahën gjatë rrugëtimit tim. Ishin vite të jashtëzakonshëm dhe përherë do mbesin në kujtimet e mija. Më respekt Dardani!”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Berisha nuk ka bërë të ditur se në cilin skuadër do të luajë në sezonin e ri.


MË SHUME NGA Sport