Për `Ditët e Diasporës` hapet ekspozitë në Vushtri
Kulturë

Për `Ditët e Diasporës` hapet ekspozitë në Vushtri

RTKlive

Në shtëpinë e kulturës `Hasan Prishtina` në Vushtri është hapur ekspozita e krijuesve Safet Rexha, Merxhan Sholla dhe Shukri Përçuku, nën patronatin e kryetarit të Komunës së Vushtrisë, Ferid Idrizi.

Me këtë rast fjalë rasti mbajtën kryetari i komunës z.Ferid Idrizi si dhe njohësi i zhvillimeve në vend Safet Gërxhaliu të cilët përgëzuan krijuesit dhe dashamirët e artit.

Kryetari i komunës Ferid Idrizi, i falënderoi të pranishmit dhe premtoi mbështetje për kilturën, duke shtuar se Shtëpia e Kulturës 'Hasan Prishtina", do të jetë në shërbim kulturës dhe artit në përgjithësi.

Kurse Safet Gërxhaliu vlerësoi se kjo ekspozitë është me rëndësi për artdashësit, por edhe publikun.

"Me këtë ekspozitë të pikturave të tre autorëve falenderohet kontributi i diasporës e cila ka dhënë shumë për Kosovën dhe për lirinë që ne e gëzojmë" , tha ai.

Po ashtu Gërxhaliu vlerësoi kontributin e Komunës për angazhimin dhe promovimin e vlerave kulturore dhe promovimin e artit e artistëve në këto muaj që konicidojnë edhe me organizimin e Ditëve të Diasporës në Kosovë.

Ndryshe në këtë ekspozitë kishin ardhur adhurues të pikturës nga Vushtria por edhe mërgimtarë nga shumë vende të botës.
  


MË SHUME NGA Kulturë