13:54 / 12.08.2022
Icardi kërkohet nga ‘Djajtë e Kuq’ dhe Galatasaray
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Manchester United dhe Galatasaray raportohet se janë të interesuara për sulmuesin e PSG-së, Mauro Icardin.
E ardhmja e argjentinasit duket se do të jetë larg Parisit, pasi që lojtari nuk është në planet e trajnerit të kampionëve në fuqi të Francës, Galtier.
Sipas “Tyc Sports”, sulmuesi është duke u monitoruar Manchester United dhe Galatasaray.
‘Djajtë e Kuq’ dhe skuadra turke duan huazimin e Icardit me opsionin e blerjes në fund të këtij sezoni.
Ndryshe, ish-ylli i Interit kërkohet edhe nga Monza e Berlusconit.























