Munishi: Seminari jubilar i Gjuhës Shqipe pa pjesëmarrës nga Rusia
Kulturë

Munishi: Seminari jubilar i Gjuhës Shqipe pa pjesëmarrës nga Rusia

N. Mekolli /RTKlive.com

Nga 15 deri më 26 gusht në Prishtinë do të mbahet Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Shkumbin Munishi, drejtor i seminarit, në emisionin “Info Plus” në RTK, tha se këtë vit Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, shënon një vit jubilar, të 40 më radhë.

“Këtë vit kemi një numër të madh të ligjëratave, por edhe të studiuesve, ekspertëve të lartë të gjuhës shqipe. Seminaristët përveç që do të ndjekin ligjëratat, do të kenë rastin të vizitojnë vende të ndryshme në Kosovë. Sivjet kem numër të madhe pjesëmarrësish, mbi 150, prej të cilëve 110 të huaj dhe ligjëratat zhvillohen në tri nivele. Studiues të njohur do të jenë pjesëmarrës të këtij seminari dhe do të kemi shumë aktivitete”, tha ai.

Sipas Munishit, seminari është një tregues i mirë për nivelin e interesimit të huajve për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare. Ai tregon se këtë vit ka pas në interesim të madh, shumë kërkesa për pjesëmarrje në seminar, por për fat të keq nuk kanë pas mundësi ti pranojmë të gjithë.

“Kemi pjesëmarrës të shumtë nga Gjermani, Çekia, Turqia, Britania, Holanda, me fjalë të tjera nga shumë vende të botës”, tha ai.

Pjesëmarrësit e seminareve, thotë Munishi, janë ambasador të shkëlqyeshëm të imazhit të Kosovës. Seminari me veprimtarinë e tij, mbi 50 vjeçare,i ka bë një punë të madhe në përmirësimin e imazhit për Kosovën.

Munishi tha se, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, në edicionit e 40-të të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare nuk do të ketë pjesëmarrës nga Rusia, ata thuajse janë të suspenduar.


MË SHUME NGA Kulturë