Sulmi ndaj autorit të “Vargjeve satanike”
Kulturë

Sulmi ndaj autorit të “Vargjeve satanike”

RTK

Autori i “Vargjeve Satanike”, Salman Rushdie ndodhet në ventilator pas sulmit në New York. Salman u sulmua me thikë derisa po ngjitej në skenë në një institut në Nju-Jork.

Agjenti i Salman Rushdie, Andrew Wylie tha në një deklaratë se Rushdie është në ventilator duke shtuar se autori, 75 vjeç, mund të humbasë njërin sy.

Rushdie ka vuajtur për vite të tëra kërcënimesh me vdekje nga islamistët pas shkrimit të vargjeve satanike botuar në 1988. Policia arrestoi një të dyshuar të quajtur Hadi Matar, 24 vjeç, nga New Jersey.

Policia e Shtetit të Nju Jorkut tha se i dyshuari doli në skenë dhe sulmoi Rushdie dhe një intervistues në Institutin Chautauqua në Nju Jork.

Rushdie u godit me thikë të paktën një herë në qafë dhe në bark, thanë autoritetet. Policia tha në një konferencë për shtyp se stafi dhe anëtarët e audiencës kishin kishin arritur ta kapnin  sulmuesin dhe më pas ai u arrestua.

Kur Rushdie u shpall kalorës në vitin 2007 nga Mbretëresha, kjo shkaktoi protesta në Iran dhe Pakistan, ku një ministër i kabinetit tha se nderimi "justifikon sulmet vetëvrasëse".

Disa ngjarje letrare të ndjekura nga Rushdie kanë qenë subjekt i kërcënimeve dhe bojkoteve - por ai vazhdon të shkruajë. Romani i tij i radhës, Qyteti i Fitores, pritet të botohet në shkurt 2023.

Salman Rushdie është përballur me kërcënime me vdekje për më shumë se 30 vjet që nga botimi i Vargjeve Satanike. Rushdie tha se qëllimi kryesor i romanit të tij ishte të shqyrtonte përvojën e emigrantëve, por disa muslimanë u ofenduan nga portretizimi i Profetit Muhamed dhe vënia në pikëpyetje e natyrës së shpalljes së Kuranit si fjalë e Zotit.

Vargjet Satanike u ndaluan fillimisht në vendin e lindjes së autorit, Indi, dhe më pas në disa vende të tjera përpara se Ajatollah Khomeini i Iranit të lëshonte fatva e tij famëkeqe. Fatva bënte thirrje për vrasjen e kujtdo që ishte përfshirë në botimin e librit dhe ofronte shpërblime për ata që morën pjesë në vrasje. Kjo fetva nuk është anuluar kurrë zyrtarisht.


MË SHUME NGA Kulturë