Hoti: Situata e pasigurisë, rezultat i mosveprimeve të Qeverisë
BKT
Lajme

Hoti: Situata e pasigurisë, rezultat i mosveprimeve të Qeverisë

N. Mekolli /RTKlive.com

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tani deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se situata depresive dhe e pasigurisë në Kosovë është kryesisht rezultat i veprimeve dhe mosveprimeve të Qeverisë ndaj zhvillimeve ekonomike e politike në Kosovë dhe rajon.

Hoti, në një postim në Facebook, shkruan se një qeverisje të mbarë do t'i kishte evituar problemet me të cilat po përballemi, ose së paku do t'i kishte zbutur ato.

“Situata depresive dhe e pasigurisë në Kosovë është kryesisht rezultat i veprimeve/mosveprimeve të Qeverisë ndaj zhvillimeve ekonomike e politike në Kosovë dhe rajon. Një qeverisje e mbarë dhe normale, e motivuar për punë e jo e shtyrë nga populizmat, komunikuese me partnerët social, do t'i kishte evituar problemet me të cilat po përballemi, ose së paku do t'i kishte zbutur pasojat për qytetarët”, ka shkruar Hoti.

Hoti përmes një tabele grafike, ka shfaqur mendimin se si duhet të jetë qasja:

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

 


MË SHUME NGA Lajme