Prokuroria vazhdon aksionin në Brezovicë
Lajme

Prokuroria vazhdon aksionin në Brezovicë

E.Hoti/RTKlive

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se është duke vazhduar edhe sot operacioni për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave në zonën e Brezovicës.

"Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në koordinim dhe bashkëpunim  me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Minsitrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës, edhe sot, janë duke vazhduar operacionin për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave në zonën e Brezovicës", thuhet në njoftim.

Qëllimi i këtij operacioni është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin.

Ky aksion i sotëm është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme në zonën e Brezovicës. 

 


MË SHUME NGA Lajme