Nis Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
Rtklive
Kulturë

Nis Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

RTKlive

Sot më 15 gusht do të fillojë edicioni i 40-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Hapja solemne e këtij edicioni jubilar, do të jetë në ora 11 në Bibliotekën Universitare.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë (atëherë: Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës. Ky Seminar organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht.

Punimet e këtij seminari do të zgjasin deri më 26 gusht.

 


MË SHUME NGA Kulturë