LDK: Qasja e kryetarit Begaj, e pazakontë
Lajme

LDK: Qasja e kryetarit Begaj, e pazakontë

RTK

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pos vizitës me liderët shtetërorë, ka paralajmëruar takime edhe me krerët e partive të vendit.

Por, sipas Lidhjes Demokratike të Kosovës, Begaj ka refuzuar ta takojë kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në selinë qendrore të LDK-së, gjë që, sipas LDK-së, nuk është praktikuar nga presidentët paraprakë.

LDK ka shprehur habinë për këtë qasje, siç thuhet në reagim, të pazakontë të presidentit Begaj, duke konsideruar si mundësi të humbur këtë takim.

LDK ka njoftuar se selia e saj mbetet e hapur për secilin zyrtar shqiptar siç ka qenë deri më tani.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle

MË SHUME NGA Lajme