Kurti takoi shefin e OSBE-së, u diskutua për bashkëpunim më të gjerë
Rtklive
Lajme

Kurti takoi shefin e OSBE-së, u diskutua për bashkëpunim më të gjerë

Muharrem MIftari/RTKlive

Kryeministri Kurti ka pritur në takim shefin e misionit të OSBE-së, Michael Davenport, me ç’rast u bisedua për thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të OSBE-së.

Përmes një komunikate për medie, bëhet e ditur se në takim u bisedua për bashkëpunimin me qëllim të shtimit të komunikimit me qytetarët nga të gjitha komunitetet, si dhe për luftimin e keqinformimit dhe lajmeve të rrejshme.

Në takim, gjithashtu, u bisedua edhe për zhvillimet e fundit në vend, veçmas në fushën e sundimit të ligjit.


MË SHUME NGA Lajme