Mikkelsen i ftuar special në Festivalin e Filmit në Sarajevë
FOTO /FMV
Kulturë

Mikkelsen i ftuar special në Festivalin e Filmit në Sarajevë

RTK

Festivali i Filmit ne Sarajeve, edicioni i 26-te, ka mirëpritur mysafirin special te kësaj ngjarje. Është aktori Mads Mikkelsen i cili është paraqitur në këtë ngjarje edhe per te promovuar filmin e tij "The Hunt".

Aktori danez Mads Mikkelsen ka ecur në tapetin e kuq  në kryeqytetin e e Bosnjës ku është i ftuari spececial i Festivalit të 28  të Filmit në Sarajevë.

Shumë adhurues e priten atë para Teatrit Kombëtar në Sarajevë për të parë aktorin e njohur dhe për të bërë foto me të.

Ati i’u dha çmimi “Zemra e Nderit të Sarajevës” për kontributin e tij jashtëzakonshëm në artin e filmit.

Mikkelsen mori çmimin “Zemra e Nderit të Sarajevës” në vitin 2020 por nuk kishte mundur të merrte pjesë për shkak të pandemisë në atë vit.

Por kësaj radhe ai në këtë festival prezantohet me filmin e tij të ri  "The Hunt".

Filmi “The Hunt” fletë për një mësues rrol të cilin e luan Mads Mikkelsen  i cili jeton një jetë të vetmuar duke luftuar në vazhdimësi për kujdestarin e birit të tij. 


MË SHUME NGA Kulturë