12:44 / 17.08.2022
Dy të vdekur dhe783 raste të reja me COVID-19
N. Mekolli /RTKlive.com
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të ka njoftuar se gjatë 24 orëve Kosovës, si pasojë e COVID-19, dy persona kanë humbur jetën, kurse 783 të tjerë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2.473 testime, prej të cilave 783 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, janë shëruar 928 persona, kurse numri i rasteve aktive me COVID-19 është gjithsejtë 5.561.
Në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19 kanë humbur jetën dy persona.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.031 doza të vaksinës, kurse në 24 orët e fundit janë dhënë 80 doza të vaksinës kundër COVID-19. njofton MSH.























