Nesër në shtëpinë e Hivzi Sulejmanit hapet Rezidenca 17
Kulturë

Nesër në shtëpinë e Hivzi Sulejmanit hapet Rezidenca 17

RTKlive

Rezidenca 17 do të bëjë hapjen nw ora 18 nw shtëpinë Hivzi Sulejmanit, në lagjen Taslixhe më datë 18 gusht.

Rezidenca 17 është program rezidencial që zbatohet disa herë gjatë gjithë vitit. Artist/e dhe kurator/e ftohen përmes thirrjeve të hapura për t’iu bashkuar rezidencave tematike lokale dhe rezidencave e shkëmbimeve ndërkombëtare. Rezidencat artistike kontribuojnë në rritjen e rrjeteve mes artistëve por edhe në kërkimin dhe prodhimin e veprave të artit të cilat trajtojnë tema sociale përmes praktikave të ndryshme të artit bashkëkohor krahas kushteve që këto praktika sot zbatohen.

“Një pjesë e madhe e punëve në funksionalizim të hapësirës tashmë ka përfunduar, falë bashkëpunimit me CHwB Kosova me kampin e organizuar për restaurim dhe ripërdorim të moblijeve të vjetra. Po ashtu edhe mbështetjes nga Kooperativa – Regional Platform for Culture dhe Komuna e Prishtinës me të cilën Shtatëmbëdhjetë vitin e kaluar nënshkroi marrëveshje për menaxhim dhe funksionalizim të objektit. Se çfarë forme kanë marrë hapësirat e brendshme të objektit dhe më shumë detaje do të shpalosen të enjten”, thuhet në njoftim.

Rezidenca 17 fillon në ora 18:00. 


MË SHUME NGA Kulturë