Komiteti Teknik Emergjent rekomandim KEK-ut për të evituar reduktimet
BKT
Foto: Ministria e Ekonomisë
Lajme

Komiteti Teknik Emergjent rekomandim KEK-ut për të evituar reduktimet

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

( E plotësuar) Ky Komitet i themeluar gjatë së mërkurës është takuar dy herë brenda ditës. Pjesë e këtij Komiteti janë përfaqësues nga dhjetë institucione.

Kriza me energjinë ka bërë që brenda ditës të mblidhet dy herë Komiteti Teknik Emergjent i themeluar gjatë së mërkurës nga ministrja, Artane Rizvanolli. Siç bëhet e ditur në komunikatën e Ministrisë së Ekonomisë takimi i dytë u mbajt në orën 21:00.

“Me qëllim të tejkalimit të situatës me furnizim të energjisë elektrike që do të zgjas deri më 25 gusht 2022, Komiteti Teknik Emergjent rekomandoi që KEK-u të sigurojë energjinë e nevojshme për të evituar reduktimet për konsumatorët dhe devijimet në rrjetin energjetik”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Qytetarët janë inkurajuar të kursejnë energjinë, veçanërisht këto ditë deri sa blloku i dytë i Termocentralit “Kosova B” të hyjë në funksion pas remontit përgatitor për sezonin e dimrit.

“Komiteti ka për qëllim hartimin e rekomandimeve për minimizimin e pasojave nga  kriza energjetike”, thuhet në njoftim.

Komiteti Teknik Emergjent përbëhet nga përfaqësuesit e dhjetë institucioneve relevante të energjisë.

Kriza me energjinë, themelohet Komiteti Teknik Emergjent

Qysh në mbledhjen e  parë ky komitet ka nxjerrë rekomandim që me qëllim të mbulimit të konsumit për këtë situatë të krijuar KEK-u t’i ofrojë Operatorit të Sistemit të Distribucionit (KEDS) energjinë e siguruar, sipas kushteve të parapara në MFSH.

 

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marr vendim që të themelojë Komitetin Teknik Emergjent pjesë e së cilit Komitet do të jenë përfaqësuesit e dhjetë institucioneve relevante të energjisë që për qëllim kanë hartimin e rekomandimeve për minimizimin e pasojave nga  kriza energjetike.

“Komiteti Teknik Emergjent ka këtë përbërje:  përfaqësuesit e  Ministrisë së Ekonomisë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, Korporata Energjetike e Kosovës, Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), Operatori i Sistemit të Distribucionit (KEDS), Furnizuesi i Shërbimit Universal (KESCO)”, bëhet e ditur në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Ekonomisë.

Qysh në mbledhjen e  parë ky komitet ka nxjerrë rekomandim që me qëllim të mbulimit të konsumit për këtë situatë të krijuar KEK-u t’i ofrojë Operatorit të Sistemit të Distribucionit(KEDS) energjinë e siguruar, sipas kushteve të parapara në MFSH.

 “Komiteti teknik ka si qëllim që të identifikojë ndikimin e mundshëm në situatën emergjente të furnizimit me energji, operimit dhe likuiditetit në tregun e energjisë, menaxhimin e situatës, si dhe rekomandimin e mënyrave të minimizimit të efekteve negative si në furnizim ashtu edhe në treg gjatë situatës emergjente”, thuhet në komunikatë.  


MË SHUME NGA Lajme