AUVK ka vetëm 30 inspektorë veterinarë - Video
Rtklive
Lajme

AUVK ka vetëm 30 inspektorë veterinarë - Video

Venera Adili/RTK

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë vërejtje nga auditori i përgjithshëm për mosrealizimin e planeve të punës.

Ky penalizëm ka ardhur për shkak të mungesës së inspektorëve veterinarë e atyre sanitarë. Për gjithë territorin e Kosovës, kjo agjenci ka 30 inspektorë, ndërsa janë edhe 100 të tjerë të kualifikuar, që mbetën të papunë pasi u përfundoi kontrata e angazhimit si staf shtesë gjatë pandemisë.

Bekim Ahmeti është vetëm një nga 125 inspektorët që ishin angazhuar gjatë pandemisë. Ai tash është i papunë pasi i përfundoi kontrata në qershor.

Thotë se si ai janë edhe shumë të tjerë të cilët kanë gatishmëri për të kontribuar në të mirë të shëndetit publik, por nuk po merren parasysh. Bekim Ahmeti, Inspektor sanitar.

Duhet të jetë I njëjti volum I inspektimeve sikur edhe gjatë pandemisë e ne jemi të gatshëm por shoqëria e institucionet nuk na kanë vlerësuar si duhet.

 Lamir Thaçi, tha për RTK-në se ne na gjeti pandemie vetëm me 10 inspektor dhe angazhimi I punonjësve e ka lehtësuar punën.

 Për mungesë të inspektorëve, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë po sfidohet për kryerjen e punëve e më pas edhe me vërejtje.

Ne marrim vërejtje nga auditori për mosrealizim të planeve të punës dhe planeve nacionale dhe kjo vjen si pasojë e mungesës së inspektorëve Në agjenci kanë thënë të kenë bërë kërkesa ndër vite, por përgjigje për rritjen e stafit kishte vetëm kur Ministria e Shëndetësisë angazhoi inspektorët gjatë pandemisë si staf shtesë.

Në ministri kanë thënë të kenë plan për ta rritur numrin porse kjo merr kohë.


MË SHUME NGA Lajme