Fluks i madh i qytetarëve në Merdar, pritjet për dalje deri 1 orë- Video
Rtklive
Lajme

Fluks i madh i qytetarëve në Merdar, pritjet për dalje deri 1 orë- Video

Venera Adili/RTK

Bashkatdhetarët që qëndruan në Kosovë për pushimet e verës, tashmë kanë filluar të kthehen në vendet e tyre në punës.

Edhe gjatë kësaj jave, ata po vazhdojnë të presin në pikat kufitare me orë të tëra. Pritjet më të gjata ishin në Merdar më shumë se një orë.

Fluksi i udhëtarëve që po dilnin nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdar, ishte shtuar në mëngjesin e sotëm. Pritjet në këtë vendkalim zgjasnin mbi një orë, derisa kolona ishte afër një kilometër

Bashkatdhetarët tanë të cilët ishin për pushime në vendlindje, kanë filluar të kthehen në Evropë. Edhe këtë vit, sikur viteve të tjera ata vazhdojnë të përballen me pritje nëpër kolona.

Megjithatë, në këtë pikë kufitare nuk kishte pritje për të hyrë në Kosovë. Edhe në pikat tjera kufitare, pritjet sipas MPB-së, nuk zgjasnin më shumë se 5 minuta.


MË SHUME NGA Lajme