Filmi “Zgjoi” me turne në kinematë gjermane
Kulturë

Filmi “Zgjoi” me turne në kinematë gjermane

Shqipe Gashi/RTKlive

Çdoherë e më shumë po shtohet interesi për të ndjekur nga afër filmat shqiptar. Se fundmi, është bërë e ditur se filmi "Zgjoi" do te nis një turne në kinematë gjermane.

Filmi i suksesshëm kosovare “Zgjoi”, me regji të Blerta Bashollit do të zhvillojë turne në kinematë e Gjermanisë.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të filmit janë bërë të ditur vendet dhe datat se kur do të shfaqet. Duke filluar nga 2 shtatori deri më 7 shtator, filmdashësit do të kenë mundësinë të shohin filmin “Zgjoi”, në Gauting, München, Frankfurt, Essen, Hamburg dhe Berilin.

 


MË SHUME NGA Kulturë