Në Kino Armata nga 23 deri më 25 gusht shfaqen filmat e Costa-Gavras
Foto / KA
Kulturë

Në Kino Armata nga 23 deri më 25 gusht shfaqen filmat e Costa-Gavras

Shqipe Gashi/RTKlive

Kino Armata në Prishtinë ka vazhduar me shfaqjen e filmave të cilët vijnë nga vende të ndryshme. Nga data 23 gusht deri më datën 25 gusht do të filloi java e filmave të Costa-Gavras. Filma nga regjisorë francez Costa-Gavras dhe do të shfaqen tri natë radhazi.

“Filmat nga seria 'Gavras 101', me regji të Costa-Gavras, do të shfaqen në Kino ARMATA mes 23-25 gusht 2022 dhe përfshijnë: E martë, 23 gusht, 19:00h, "Z" (1969), 125 min, e mërkurë, 24 gusht, 19:00hm  "L'AVEU" (1970), 140 min  enjte, 25 gusht, 19:00h "COMPARTIMENT TUEURS" (1965), 95 min”, sipas njoftimit të Kino Armatës.

Costa Gavras është një regjisor i njohur francez, i cili është i shquar për filmat e tij që paraqesin raste të ndërlikuara të politikës botërore.

“Të gjitha filmat do të shfaqen në gjuhën franceze me titra anglisht dhe hyrja është falas”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kulturë