22:14 / 20.08.2022
Vdes ish-hendbollisti dhe trajneri kosovar, Ferki Niçi
Uran Krasniqi/RTKLive
Ka vdekur Ferki Niçi, ish-hendbollist dhe trajneri i klubit Trepça.
Njoftimin e ka bërë klubi mitrovicas.
"Do ta përkujtojmë gjithnjë për kontributin e tij si lojtar nga viti 1968 deri në vitin 1978, në Klubin tonë, kurse nga viti 1980 deri 1992 si trajner i Klubit të Hendbollit Trepça, ku po në këtë vit u bë edhe përzgjedhës i përfaqësuesve të Kosoves tek meshkujt", ka shkruar klubi nga Mitrovica. "Kontributi më i madh si trajner ishte viti 1979-1980, ku Trepça u inkuadrua ne Ligën e Parë Federative te ish-Jugosllavisë”.























