Në Tuz po mbahet festivali folklorik “Rapsha 2022” -Video
BKT
Kulturë

Në Tuz po mbahet festivali folklorik “Rapsha 2022” -Video

Njomza Berisha/ RTK

Në Vitoj të Tuzit në Mal të Zi, mbrëmë nisi edicioni i gjashtë i festivalit folklorik “Rapsha 2022” Malësi e Madhe. Ky edicion do të vazhdojë deri nesër kur edhe pritet të ndahen çmimet.

24 grupe nga të gjitha trevat shqiptare do të performojnë për tri net radhazi në festivalin folklorik mbarëkombëtar “Rapsha 2022” që po mbahet në Vitoj të Tuzit.

Organizatorët e festivalit, artin popullor dhe ruajtjen e traditës shqiptare të trashëguar nga të parët e shohin si vlerë që duhet ruajtur me fanatizëm dhe që duhet të përcillet tek brezat e rinj.

“Normalisht që ka një rëndësi shumë të madhe për banorët e Malësisë. Ne gjithmonë e kemi për qëllim ta ruajmë traditën tonë si dhe ta trashëgojmë brez pas brezi”, tha David Junçaj, Drejtor i festivalit.

Festivali folklorik mbarëkombëtar “Rapsha 2022” Malësi e Madhe, mbahet çdo katër vjet dhe ky është edicioni i gjashtë me radhë.


MË SHUME NGA Kulturë