10:46 / 23.08.2022
Osmani e Escobar takohen në orën 16:30
RTKlive
(E plotësuar) I dërguar i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.
Escobar në orën 16:30 do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, derisa në mbrëmje do të ketë një darkë me liderët e partive opozitare.
Escobar vjen në Kosovë disa ditë pas takimit të kryeministri Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE, por që nuk rezultoi e ndonjë marrëveshje.
Ndërkaq, në vendin tonë nesër do të qëndrojë edhe përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.























