Mesazhet e Lajçak e Escobar, sonte debatohen në “RTK Prime”
BKT
Foto: RTKLive
Lajme

Mesazhet e Lajçak e Escobar, sonte debatohen në “RTK Prime”

RTKlive

Mesazhet dhe eventualisht efekti i vizitës së emisarëve Lajçak e Escobar do të jenë temë debati sonte në emisionin “RTK Prime”.

Emisarët Miroslav Lajçak nga BE-ja dhe Gabriel Escobar nga SHBA-ja,janë duke qëndruar në vizitë në Kosovë, në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Para se të udhëtojnë drejt Serbisë, ata takuan liderët e shtetit deh ata të opozitës.

Vizita e tyre do të debatohet sonte në RTK Prime” ku të ftuar të gazetarit Bashkim Vishaj, janë ish ambasadori i Kosovës, Anton Berisha, politologu Dorajet Imeri dhe Ragmi Mustafi nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës.

Emisioni “RTK Prime” transmetohet nga e marta në të enjten me fillim në orën 20:20 në RTK1.


MË SHUME NGA Lajme