Gati për “Hardh Fest” - Video
BKT
Kulturë

Gati për “Hardh Fest” - Video

Besjana Mulaj / RTK

Festivali “Hardh Fest” po i bënë përgatitjet e fundit për edicionin e sivjetmë, i cili mbahet në qytetin e vreshtave në Rahovec. Organizatorët, këtë edicion ia kanë kushtuar poetit të ndjerë Xhevdet Bajra.

Ky festival sjell aktivitete të shumta argëtuese dhe promovuese të traditës dhe kultivimit të rrushit.

“Hardh Fest 2022” është inspiruar nga vargjet e poezisë “Ca kokrra rrushi të Rahovecit”, që është slogani i edicionit të sivjetshëm, i cili mbahet me 2, 3 dhe 4 Shtator në Rahovec.

Në nderim të poetit Bajraj do të mbahet ora poetike dhe aktivitete të tjera ku përfshihen të gjitha moshat.

 “E kemi orën poetike e cila tashmë është tradicionale dhe I dedikohet poetit Xhevdet Bajra, kemi aktivitete edhe për fëmijë edhe për të moshuar duke e pas parasysh që në Rahovec nuk ka aktivitete të tjera gjatë vitit”, ka thënë  Dea Luma përfaqësuese e festivalit.

“Hardh fest” do të filloj me performancë të këngëtarëve shqiptarë, ndërsa pjesëmarrës do të jenë kompozitorë dhe këngëtarë ndërkombëtarë.

 “Fillon me prerjen e kalaveshit të rrushit pastaj vazhdon me vjeljen e rrushit, me garën e vjeljes së rrushit e me këto produkte e bëjmë edhe pjekjen e rakisë ku vizitorët mund ta shohin për së afërmi se si bëhet pjekja e rakisë e që është aktivitet mjaft iI mirë”, ka shtuar Luma.

Hardh Fest 2022 përkrahet nga Komuna e Rahovecit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nga disa kompani private.


MË SHUME NGA Kulturë