LDK: Qeveria, në vend se të zgjidh kërkesat e grevistëve, po i kërcënon ata
BKT
Elmine Osmani /RTK
Lajme

LDK: Qeveria, në vend se të zgjidh kërkesat e grevistëve, po i kërcënon ata

N. Mekolli /RTKlive.com

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), përmes një konference për media, ka kërkuar edhe njëherë nga Qeveria që të gjejë zgjidhje dhe t’i adresojë kërkesat e grevistëve të arsimit.

Jehona Lushaku nga LDK-ja ka thënë se Qeveria po e thellon krizën me moskonsideratën ndaj mësimdhënësve.

“Mësimdhënësit e Kosovës kanë hyrë në grevë si rezultat  i moskonsideratës dhe refuzimit kategorik nga ana e Qeverisë ndaj kërkesave të tyre. Ata kërkojnë dialog për të përballuar këtë krizë, ndërsa qeveria e Kosovës ka zgjedhur kërcënimin ndaj grevistëve”, ka thënë ajo.

Kërkimi i listave të grevistëve, sipas LDK-së, është goditje e ulët nga ana e Qeverisë, është praktikë autokratike e qeverisë, kjo ndodhë kur po përballemi me krizën ekonomike.

“Kjo qeveri në vend që të menaxhojë krizat, ajo krijon edhe një krizë e re, ndaj LDK kërkon të ndalet presionin ndaj mësimdhënësve, të gjendet një zgjidhje e drejtë për kërkesat e adresuara”, tha Lushaku.

Sipas saj, punonjësit e arsimit meritojnë trajtim me dinjitet të kërkesave të tyre dhe dialog të mirëfilltë i arsyeshëm dhe përkrahje qeveritare.

“Fuqishëm besojmë se viti shkollor duhet të fillojë me një shtator pa presion mbi nxënësit, pa presion mbi mësuesit, pa presion mbi prindërit. Jemi kundër gjuhës konfliktuoze të kërcënimit të krijuar nga kjo qeveri ndaj mësimdhënësve dha atmosferës që ka krijuar kjo qeveri ndaj prindërve”, tha Lushaku.

Duke përmendur një varg krizash që ka kapluar vendin tonë, sikur ajo e energjisë, etj,  ajo vuri në dukje edhe çështjen e ngrohjes nëpër shkolla që sipas saj, MASHTI nuk ka ndërmarrë asgjë për këtë çështje. Për pasojë shkollat rrezikojnë në mosmbajtjen e procesit mësimor në muajt e dimrit.


MË SHUME NGA Lajme