Sveçla takon një delegacion amerikan, temë strehimi i shtetasve afganë
Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive
Në këtë takim u diskutua mbi ecurinë e procesit të pranimit dhe strehimit të shtetasve afganë në kuadër të 1 vjetorit të fillimit të këtij procesi.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur në takim një delegacion të prirë nga David Johnson, Ambasador dhe Negociator Special për Çështjet e Zhvendosjes, Jeffrey Hovenier Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Steven Naplan, zv. Negociator Special për Çështjet e Zhvendosjes dhe Kyle Hatcher, Koordinator për Refugjatet në Ambasadën Amerikane në Kosovë.

“Republika e Kosovës deri më tash ka zhvilluar me sukses këtë operacion falë angazhimit të përbashkët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, si aleatët tanë kryesorë jo vetëm në këtë proces, por edhe në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit”, thuhet më tej në njoftimin e dërguar nga MPB-ja.
Në këtë takim bëhet e ditur se ministri Sveçla ka ritheksuar gatishmërinë për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në realizimin e qëllimeve të përbashkëta.























