112-vjetori i lindjes së Nënë Terezës - Video
Besjana Mulaj /RTK
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup në bashkëpunim me Revistën “Drita” kanë organizuar edicionin e dytë të manifestimit tradicional kulturor shkencor “Drita e Gonxhës” që përkon me 112-vjetorin e lindjes dhe 25-vjetorin e vdekjes së Nënës Terezës.
Me këtë rast drejtori i institutit të trashëgimisë shpirtërore e kulturore të shqiptarëve në Shkup, Skënder Hasani, ka thënë se qyteti i Shkupit është krenar që ka pasur një figurë të shquar si Nënë Tereza.
“Shkupi ka specifika të rëndësishme sepse nga gjiri i tij kanë dalë figura të mëdha. Shkupi është krenar që nga gjiri i saj doli një bijë që përçoi trashëgimin e kodin e shqiptarëve. Nënë Tereza është figurë e botës mbarë. Pa Gonxhen nuk do të kishte Nënë Terezë”, ka thënë Hasani.
Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë Çmimin Nobel për Paqe. Shën Nënë Tereza ka ndërruar jetë më 5 shtator të vitit 1997, në Kalkutë të Indisë.























