Ambasadori gjerman, kërkon më shumë marrëveshje Kosovë- Serbi
Jeton Musliu/RTKlive
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rhode i është gëzuar lajmit për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumenteve hyrëse-dalëse.
Rhode përmes një cicërime në Twitter ka kërkuar më shumë marrëveshja të tilla mes dy vendeve, si p.sh. marrëveshje për energjinë dhe targat.
“Lajm vërtet i mirë. Më shumë nga këto ju lutemi p.sh. për energjinë, targat”, shkroi Rhode.

Pas marrëveshjes Kosovë-Serbi për ID-të, vjen reagimi i Gjermanisë
Ka reaguar edhe Gjermania, pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi, për njohjen e letërnjoftimeve të të dy vendeve dhe kalimit pa pengesa.
Reagimi vjen nga emisari gjerman për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Ai nëpërmjet një deklarimi të shkurtër në Tëitter ka falënderuar emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak dhe atë amerikan, Gabriel Escobar, për mbështetjen e dhënë.

“Faleminderit Miroislav Lajcak dhe Gabriel Escobar për mbështetjen dhe koordinimin. Lajme te mira”, shkroi Sarrazin.
Reagime të tjera për arritjen e kësja marrëveshjeje vazhdojnë të vijnë nga zyrtarë e diplomatë të ndryshëm ndërkombëtarë.

Von Cramon: Zbatimi i shpejtë na sjellë më afër marrëveshjes përfundimtare
Valbona Thaçi/RTKlive
Viola Von Cramon, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka përshëndetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për largimin e dokumenteve të përkohshme për hyrje-dalje dhe njohjes së ID-ve mes dy shteteve.
Ajo ka thënë se ndihet e kënaqur të dëgjoj se është arritur një marrëveshje nën lidershipin evropian dhe mbështetjen e qartë të Escobar (SHBA).
Shpresojmë që zbatimi i shpejtë do të çojë në gjetjen e zgjidhjes së targave të makinave dhe na sjellë më afër marrëveshjes përfundimtare të normalizimit”, përfundon postimi i raportueses për Kosovën”
























