Roma dhe Juventus luajnë baraz
BKT
Sport

Roma dhe Juventus luajnë baraz

Uran Krasniqi/RTKLive

Nuk ka pasur fitues në njërën prej ndeshjeve më të forta të kësaj jave në Serie A, kur janë ndeshur Roma-Juventus.

Rezultati përfundimtar ka qenë 1-1

Vlahovic ka gjetur golin për Juventusin qysh në minutën e dytë të ndeshjes, duke e mbajtur në epërsi klubin nga Torino për shumë minuta, por pastaj shifrat janë barazuar kur Abraham ka shënuar për romakët.

Pas javës së tretë të Seria A, Roma renditet në vend të katërt me 6 pikë, teksa Juventus qëndron në vend të gjashtë me 4 pikë.