Haziri kërkon dialog të brendshëm rreth negociatave me Serbinë
BKT
Lajme

Haziri kërkon dialog të brendshëm rreth negociatave me Serbinë

RTKlive

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se përafrimi i qëndrimeve të SHBA-së dhe BE-së për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi, e ka krijuar një momentum të ri për procesin, i cili sipas tij duhet të kapitalizohet.

“Në këtë fazë, mesazhi është që duhet të ndalet retorika e luftës, retorika që sjell konflikt,  sepse jo shpeshherë në proceset politike na ndodh që të krijohen rrethanat politike ku fokusi ndërkombëtar po çon drejt një zgjidhje të kërkesave që janë për njohje reciproke, pa opsion tjetër”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Megjithatë, sipas tij ‘fatkeqësisht qeveria e Kosovës nuk është e gatshme për këtë sepse ka pasiguri e mungesë kapacitetesh në këtë përbërje që e ka’.

“Është nevojë urgjente që të zhvillohet një dialog i brendshëm për këtë me pjesëmarrje të pozitës e opozitës dhe shoqërisë civile. Krejt kjo për t’i dhënë oksigjen politik negociatorit, në interes të Republikës”, ka shtuar Haziri.


MË SHUME NGA Lajme