Borrell i bindur se mund të zgjidhet çështja e targave Kosovë-Serbi
BKT
Foto: ORF
Lajme

Borrell i bindur se mund të zgjidhet çështja e targave Kosovë-Serbi

ORF

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell, shprehu besimin se është e mundur që të zgjidhet problemi në lidhje me targat ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Në një intervistë për transmetuesin publik austriak ORF, Josep Borrell theksoi se paqja në këtë rajon është shumë e brishtë, por se marrëveshja për lirinë e lëvizjes, sipas tij, është një hap pozitiv.

 “Ne operojmë në modalitetin e parandalimit të krizave”, deklaroi Borrell në këtë intervistë për ORF-në.

“Kriza mund të kishte shpërthyer më 1 shtator nëse nuk do të kishim arritur një marrëveshje për kalim të kufijve”, theksoi Borrell.

“Ky është një lajm i mirë”.

Më tej, shefi i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, deklaroi se çështja për tabelat e automjeteve mbetet ende e hapur.

"Por, jam i bindur se ne mund ta zgjidhim edhe këtë," tha Borrell.

Në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, Serbia është pajtuar që të heqë dorë nga aplikimi i9 dhënies së një dokumenti shtesë për shtetasit e Kosovës, me rastin e hyrjes në Serbi, veprim që nuk oa ta aplikojë as Kosova për ata që hyjnë në Kosovë e që bartin dokumente të Serbisë.

Njoftimin për një marrëveshje të tillë e dha vetë shefi i BE-së, për Politikë të jashtme e Siguri, Josep Borrell.

Përkthyer pjesërisht nga RTKlive. Titulli në origjinal i intervistës është: Borrell kundër ndalimit të dhënies së vizave për të gjithë rusët.


MË SHUME NGA Lajme