Zëvendësambasadori amerikan nderohet me urdhrin `Ibrahim Rugova`
Fadil Sertolli / RTKlive.com
Zëvendësambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Nick Giacobbe është nderuar me urdhrin “Ibrahim Rugova” nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ambasadori i ShBA-së Jeffrey Hovenier, i cili është shprehur mjaft i kënaqur me punën e zëvendësit të tij.
“Mikut tim, Zëvendës Shefit të Misionit Nick Giacobbe, i cili sot u nderua me Urdhrin e Dr. Ibrahim Rugova nga Vjosa Osmani me përfundimin e shërbimit në Kosovë. Unë jam thellësisht mirënjohës për punën e palodhur të Nick-ut në avancimin e marrëdhënieve SHBA-Kosovë”, ka shkruar Hovenier.
Ndryshe, Giacobbe e ka përfunduar misionin e tij në Kosovë.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe kryeministri Kosovës, Albin Kurti, bashkë me bashkëshorten, Ritën.























