Abdixhiku dhunimin e 11 vjeçares e quan akt monstruoz,kërkon dënim maksimal
BKT
Lajme

Abdixhiku dhunimin e 11 vjeçares e quan akt monstruoz,kërkon dënim maksimal

F.Sertolli / RTKlive.com

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku për rastin e dhunimit të 11 vjeçarës së mitur në Prishtinë, ka thënë se `e kemi për detyrim që nga fjalët dënuese të kapërcejmë në akte konkrete që luftojnë këtë anë të errët të shoqërisë`.

“Jam thellësisht i prekur nga ngjarja në Prishtinë, ku një vajze të vogël iu këput ecja nga një akt monstruoz dhunimi. Si baba i vajzave, por, edhe si përfaqësues i qytetarëve ndjej pjesën e hidhërimit dhe njëkohësisht përgjegjësisë që na takon secilit për mos ndëshkimin e këtyre akteve në formën e duhur, por edhe për mos arritjen e shkallës së emancipimit që ta trajtojmë vajzën e gruan si të barabartë në këtë shoqëri. Bashkëndjej me familjen e vajzës së mitur dhe të gjitha bashkëmoshataret e saj që edhe një herë u bënë dëshmitare të një akti të tillë abuzues e çnjerëzor. Kemi për detyrim që nga fjalët dënuese të kapërcejmë në akte konkrete që luftojnë këtë anë të errët të shoqërisë dhe shtetit tonë. Dhunuesve, dënim maksimal – asgjë më pak – për këtë akt monstruoz”, shkroi Abdixhiku në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme