‘Mes ankthit dhe shpresës’ jeta e familjarëve të personave të pagjetur
BKT
Kulturë

‘Mes ankthit dhe shpresës’ jeta e familjarëve të personave të pagjetur

Zenel Hajrizi/ RTK

Libri më i ri "Mes ankthit dhe shpresës" trajton jetën e familjarëve të personave të pagjetur, mallin e pritjet e tyre që prej dy dekadash kur nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

 “Që kurë ndodhin tragjeditë e përmasave të tilla thonë: qoftë hera e fundit e mos u përsëritë kurrë”, tha Izet Avdyli, redaktor i librit.

E kryetarja e organizatës "Ndriçimi i jetës", Lutfije Vokshi, theksoi se faktori vendor dhe ai ndërkombëtar nuk duhet ta politizojnë temën e të pagjeturve.

 “Presim që këto karrige me u mbushë, na mendojmë që të gjallë na i kanë marrë dhe të gjallë i presim, shpresa nuk na humb, por ankthi dhe dhimbja e familjarëve është qe 23 vite. Në këtë libër kam dashtë që familjarët të rrëfehen çka kanë hequr gjatë luftës”, deklaroi Lutfije Vokshi, raporton RTK.

Libri është edhe një dëshmi më shumë për ndriçimin e fatit të të pagjeturve dhe akuzë ndaj atyre që i kryen krimet mbi civilët e pambrojtur pa dallim moshe, duke shkelur të gjitha normat ndërkombëtare, u tha në këtë promovim libri.


MË SHUME NGA Kulturë