Konjufca takon ambasadorin Hovenier
BKT
Foto: Glauk Konjufca/ Facebook
Lajme

Konjufca takon ambasadorin Hovenier

Valmira Saraçi Sahatçiu/ RTKlive

“Mbetet i palëkundur përkushtimi i Republikës së Kosovës për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkërendimin e objektivave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Konjufca.

Kryetari i Kuvendit,  Glauk Konjufca ka takuar sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier si dhe Alyson Grunder, zëvendës shefe e Misionit.

Konjufca e ka quajtur tejet miqësor këtë takim me të deleguarit amerikan në Kosovë.

“Me këtë rast, zonjës Grunder i dëshirova mirëseardhje në vendin tonë dhe i urova suksese në detyrën e re. Po ashtu, Ambasadorin Jeff Hovenier dhe Zëvendës Shefen e Misionit, Alyson Grunder, i falënderova për përkrahjen dhe mbështetjen e gjithanshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë dhe vazhdojnë t'i japin Republikës së Kosovës”, ka shkruar Konjufca.

Kryeparlamentari ka shkruar se miqësia e dëshmuar dhe partneriteti shembullor ndërmjet popujve dhe shteteve mbeten postulate të palëkundura, siç mbetet sipas tij i palëkundur përkushtimi i Republikës së Kosovës për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkërendimin e objektivave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


MË SHUME NGA Lajme