Nga sonte në mesnatë hyn në fuqi marrëveshja për letërnjoftimet -Videoi
BKT
Lajme

Nga sonte në mesnatë hyn në fuqi marrëveshja për letërnjoftimet -Videoi

Elmina Osmani- RTK

Nesër më 1 shtator, pritet të nisë zbatimi i marrëveshjes për letërnjoftime, marrëveshje e arritur mes Kosovës dhe Serbisë edhe me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.

Ndërkaq sa i përket ndërrimit të targave në RKS të qytetarëve serbë të cilët jetojnë në Kosovë, fushata është duke vazhduar. Ndërkaq serbët e Kosovës kanë mundësi që tabelat e tyre t'i ndërrojnë deri më 31 tetor”.

Sa i përket ndërrimit të targave në RKS, serbët kanë mendime të ndara. Dikush thotë se do të shohin si ta bëjnë, disa shprehen kategorikë kundër, e disa të tjerë nuk deshën të komentojnë.

Po ashtu, gjendja në pikën kufitare në Bërnjak që ndan Kosovën me Serbinë, të mërkurën ishte e qetë. Deri në mesnatë të gjithë qytetarët do të vazhdojnë me rregullat e vjetra, derisa duhet t’i mbulojnë tabelat me letër ngjitëse si masë e reciprocitetit me Serbinë e vënë nga Republika e Kosovës.

Ndryshe, marrëveshja për letërnjoftimet mes Kosovës dhe Serbisë është arritur javën e kaluar pas disa takimeve intensive me ndërmjetësim të emisarëve nga BE e SHBA.


MË SHUME NGA Lajme