Mbrëmë ka nisur Festivali i filmit në Venecia 2022
BKT
Kulturë

Mbrëmë ka nisur Festivali i filmit në Venecia 2022

Shqipe Gashi/RTKlive

Mbrëmë është bërë hapja zyrtare e njërit prej festivaleve më prestigjioz dedikuar filmit në botë, ai i Venecias.

Festivali “Venecia International Film Festival 2022”,  është  hapur me filmin e prodhuesit amerikan të filmave Noah Baumnach, të titulluar White Noise. I cili është njëri prej disa filmave të Netflix konkurrent për çmimin kryesor atje, për Luanin e Artë.

Në filmin “White Noise” me rol paraqitet aktori Adam Driver, në rolin e një profesori dedikuar studimeve rreth Hitlerit.

Veç këtij filmi, në Venecia në javën e dytë do të shfaqet premierë edhe filmi biografik “Blonde”, po ashtu nga Netflix, që i dedikohet jetës së ikonës së ndjerë Marilyn Monroe. Edhe ky film është në garën për çmimin kryesor. Rolin e Monroe e luan Ana de Armas.

Në total në garën për Luanin e Artë janë 23 filma.


MË SHUME NGA Kulturë