Shfaqja ‘Hollyshit’ pjesë e “Kultura në turne”
BKT
Kulturë

Shfaqja ‘Hollyshit’ pjesë e “Kultura në turne”

Shqipe Gashi/RTKlive

Kultura në turne ka për qëllim prezantimin e kulturës shqiptare në të gjitha shtetet federale të Austrisë. Shfaqja ‘Hollyshit’ me regji të Ilir Bokshit do të udhëtoj në: Salcburg, Grac, Linz dhe Vjenë.

Ky projekt vë në udhëtim krijimtarinë artistike shqiptare (bashkëkohore dhe të trashëguar), prezanton kulturën shqiptare nëpër qytetet më të mëdha të Austrisë. Përmes këtij projekti, si publikut shqiptar në Austri, poashtu edhe atij austriak dhe të huaj, do t'i shfaqen rregullisht veprat më interesante të krijimtarisë shqiptare, duke ngritur nivelin e komunikimit dhe shkëmbimit kulturor.

Për këtë udhëtim të parë kulturor, është përzgjedhur komedia ‘Hollyshit’, me regji të Ilir Bokshit, ku luajnë aktorët Ylber Bardhi dhe Adrian Morina.

Shfaqjet do të jenë si në vijim:

- 21. 09. ‘22 në Salzburg, në Kleines Theater, Schallmooser Hauptstraße 50, 19:30h;

- 22. 09. ‘22 në Graz, në Landes Haus, Herrengasse 16, 19:30h;

- 23. 09. ’22 në Linz, në Central Linz, Landsstrasse 36, 19:30h;

- 24. 09. ’22 në Vjenë, në Thetaer Odeon, Taborstrasse 10, 19:30h.

Projekti përkrahet nga Ministria e Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës; Zyra për kulturë e Vjenës (MA7); Ministria për Europë dhe Integrim e Austrisë (BMEIA); Europahaus Wien dhe disa biznese me pronarë shqiptar në Austri si Rrjeti i Bizneseve Shqiptare për Austrinë e Epërme, Benny GmbH, RR-Elektro, Physio in Motion, Needle Vinyl Bar, Surprice, RexhajFloor dhe Aquaperl.

 


MË SHUME NGA Kulturë