13:38 / 01.09.2022
Të dielën në `Voyage` temë-rrënjet e urrejtjes së serbëve ndaj shqiptarëve
Shqipe Gashi/RTKlive
Këtë të diel në orën 20:05, në emisionin “Voyage”, të autorit Korab Lecaj, do të trajtohet tema “Urrejtja e serbëve ndaj shqiptarëve, ku i ka rrënjët”?
Në studio do të diskutojnë, ish-Ambasadori i Kosovës në Francë, njëherësh autori i librit “Humanizimi dhe urrejtja. Intelektualët dhe nacionalizimi në ish-Jugosllavi”, Akademik Muhamedin Kullashi, politikania e cila ka qenë aktive në politikë nga vitet ’80, Kaqusha Jashari si dhe historiani Ibrahim Gashi.
Në emision do të diskutohet për tezat se kur ka filuar nxitja e urrejtjes ndaj shqiptarëve në Serbi; si është krijuar emrio pezhorativ “Shiptar”’; pse elitat kulturore, shkencore e politike kanë nxit urrejtje ndaj popullit shqiptar etj.























