Sot nis Festa e vjeljes së Rrushit “ Hardh Fest 2022”
Shqipe Gashi/RTKlive
Festivali Hardh Fest, nis sot nga ora 10:00 me aktivitetin e parë, ndërsa ceremonia zyrtare fillon nga ora 11:45, me prerjen e kalaveshit të rrushit si dhe adresimet zyrtare.
Me sloganin “Ca kokrra rrushi”, këtë vit mbahet edicioni i 21 i festës së vjeljes së rrushit – Hardh Fest, që do të nis sot ( e premte ) më 2 shtator dhe do të zgjasë deri më datën 4 shtator, n’Konak të Rahovecit ( tek shtëpia e verës).
Hardh Fest 2022 mbahet nën patronatin e kryetarit të komunës së Rahovecit, në mbështetje të Ministrisë së Kulturës etj.
"E veçanta e këtij edicioni është pjesëmarrja e legjendës së muzikës rock, Kip Winger, ish anëtar i grupit Alice Cooper dhe lider i grupit Winger, i nominuar për Grammy Award në kategorinë “Best Contemporary Classical Composition”, i cili performonë më 3 shtator. Më këtë rast ju ftojmë që me praninë tuaj, të mbuloni aktivitetet e festës së vjeljes së rrushit “ Hardh Fest 2022” thuhet në njoftim.























