Kosova i lejon kryeministres së Serbisë vizitë në veri të Republikës
Jeton Musliu/RTKlive
(Plotësuar) Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq.
Kjo e fundit, ka kërkuar që ta vizitojë Kosovën me datën 5 shtator 2022.
“Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, kanë konfirmuar për RTKlive nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Serbisë, kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, fillimisht do të ndalet në Mitrovicën e Veriut, ku do të vizitojë qendrën e parë multimediale në veri të Kosovës.
Pas kësaj është planifikuar një vizitë në Manastirin e Banjskës në komunën e Zveçanit e Zubin Potokun.
Zyra e ashtuquajtur për Kosovën bën të ditur se vizita e kryeministres së Serbisë në Kosovë është kërkuar që t’i lejohet të enjten, më 1 shtator, 72 orë para vizitës, në përputhje me Marrëveshjen për Vizita Zyrtare, raporton RTKlive.
“Vizita e kryeministres së Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiq, në Kosovë ka për qëllim të përcjellë mesazhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, në kuadër të së cilës është e vetmja rrugë për të arritur mbijetesën dhe mbijetesën e serbëve në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Kjo do të jetë vizita e parë që kryeministrja e Serbisë do të bëjë në Republikën e Kosovës.
Kryeministrja e Serbisë, Bërnabiq, paralajmëron vizitë në Kosovë
Afet Bela/RTKlive
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, të hënën më 5 shtator ka paralajmëruar vizitë një ditore në Kosovë. RTKlive ka provuar të kontaktojë institucionet e Kosovës, nëse Bërnabiqit iu është dhënë leje për të vizituar Kosovën, por nuk ka marrë ende konfirmim.
Së bashku me kryeministren, do të jetë drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën, Petar Petkoviq, dhe drejtori i Zyrës për TI dhe qeverisje elektronike, Mihailo Jovanoviq, njoftoi Zyra e ashtuquajtur për Kosovën e Qeverisë së Serbisë.
Në njoftim thuhet se kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, fillimisht do të vizitojë Mitrovicën e Veriut, ku do të vizitojë qendrën e parë multimediale në veri të Kosovës. Pas kësaj është planifikuar një vizitë në manastirin e Banjskës në komunën e Zveçanit.
Zyra e ashtuquajtur për Kosovën njofton se vizita e kryeministrit të Serbisë në Kosovë është paralajmëruar të enjten, më 1 shtator, 72 orë para vizitës, në përputhje me Marrëveshjen për Vizita Zyrtare.
“Vizita e kryeministres së Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiq, në Kosovë ka për qëllim të përcjellë mesazhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, në kuadër të së cilës është e vetmja rrugë për të arritur mbijetesën dhe mbijetesën e serbëve në Kosovë” përfundon komunikata, raporton RTK.
Kjo vizitë është paralajmëruar menjëherë pas fillimit të implementimi të Marrëveshjes për dokumentet e cila dje ka filluar të implementohet nga dy shtetet.
Nëse do të realizohet kjo vizitë e paralajmëruar në Kosovë, do të jetë vizitë e parë që Kryeministrja e Serbisë, do të vizitojë Republikën e Kosovës.























