BSPK kundërshton pretendimet e Inspektoratit të Punës -Video
Venera Adili/RTK
Për grevat e nisura tash e sa ditë, Inspektorati i Punës doli dje me një raport, përmes të cilit konstatoi se disa nene të ligjit për greva nuk janë përfillur nga SBASHK-u e Këshilli Grevist.
Mirëpo, përfaqësues të SBASHK-ut hodhën poshtë këto pretendime, teksa kanë afat 3 ditë për të apeluar këtë vendim të inspektoratit.
Greva e përgjithshme, e nisur nga BSPK, po cilësohet se ka shmangur zbatimin e disa neneve të ligjit për greva, sipas një raporti inspektues të Inspektoratit të Punës së Kosovës.
Në këtë raport Inspektorati konstaton se nuk është zbatuar neni 8 i ligjit për greva, pasi, si thuhet aty, BSPK-ja nuk ka njoftuar të gjithë punonjësit, siç e obligon kjo dispozitë.
Po ashtu, kontestuese cilësohet edhe kompetenca e njoftimit për grevë, pasi raporti thekson se njoftimi duhet të bëhet nga Këshilli Grevist e jo nga kryetari i sindikatës.
Po ashtu, në raport thuhet se nuk është zbatuar dispozita e nenit 17, sepse BSPK-ja nuk ka prezantuar dëshmi se ka marrë veprimet e nevojshme për organizimin e shërbimeve të rëndësisë jetike.
Ndaj këtij vendimi, BSPK ka të drejtë ankese në afat prej 3 ditësh. Ndërkohë që gjatë ditës së sotme askush nga BSPK nuk deshi të komentojë vendimin.
Por në një deklarim përmes telefonit mbrëmë, në lajmet e fundit në RTK, Ali Gashi, nga BSPK i hodhi poshtë konstatimet e Inspektoratit, duke theksuar se edhe Këshilli Grevist edhe Bashkimi i Sindikatave i kanë njoftuar të gjitha organet dhe shkresat e lëndës imposedon inspektori
Ndërsa nga Inspektorati kanë sqaruar mënyrën se si e kanë hartuar një raport të tillë.
Luan Kastrati, inspektor në Inspektoratin e Punës, theksoi se ka kryer punën ashtu sikundër mbështet ligji.
Nga ana tjetër, Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, tha sot se janë duke analizuar këtë vendim.























