Pioli pas fitores ndaj Interit: Kemi bërë një ndeshje të madhe
BKT
Sport

Pioli pas fitores ndaj Interit: Kemi bërë një ndeshje të madhe

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Stefano Pioli, trajneri i Milanit, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij kundër Interit.

‘Rossonerët’ mbrëmë munden Interin, me rezultat 3-2, në derbin më të madh italian.

Tekniku italian pas ndeshjes tha se skuadra e tij bëri një ndeshje të madhe. Sipas tij, Milani luajti shumë mirë për 70-të minuta.

“Ishte një ndeshje e rëndësishme, një përballje direkte me një rivalitet akoma më të madh sepse tani kundërshtarët duan të tregojnë akoma më shumë se janë më superiorë. Skuadra më ka pëlqyer shumë për 70 minuta, më pas jemi tërhequr pak”, ka thënë Pioli për DAZN.

Ai lavdëron aftësinë dhe përkushtimin e lojtarëve të tij në lojë dhe stërvitje.

“Punoj me lojtarë që vazhdojnë të më befasojnë për dëshirën, aftësinë dhe përkushtimin për t’u përmirësuar. Jam një trajner i lumtur”, theksoi Pioli.

Ai beson se Milani është i gatshëm për aventurën në Ligën e Kampionëve.