Etno Fest sjellë model të ri të menaxhimit të hapësirave kulturore në vend
RTKlive
Dashamirët e artit dhe kulturës tradicionale nga mbrëm e për 7 ditë radhazi do të kenë mundësinë të marrin pjesë në festivalin “Etno Fest”, i cili tashmë ka hapur dyert në fshatin Kukaj të Prishtinës.
Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës tha se Etno Fest, festival ky që ka sjellë një model të ri të menaxhimit të hapësirave kulturore në vend.
"Mes bukurive të natyrës së fshatit Kukaj, mbrëmë shijuam çdo moment të programit artistik të Etno Fest, festival ky që ka sjellë një model të ri të menaxhimit të hapësirave kulturore në vend. Një koncept i shkëlqyer që shërben si shembull se si mund të transformohet një hapësirë për t'i shtuar vlerë kulturore dhe potencial turistik një vendi, duke ruajtur dhe promovuar traditat tona.Ishte kënaqësi e veçantë të ndjekim perfomancat, shfaqjen, ekspozitat dhe programin që ishte i paraparë për natën e parë dhe që do të vazhdojë edhe për disa ditë të tjera. Përgëzime për drejtuesin e festivalit, Fadil Hysaj dhe ekipin për punën e palodhshme që kanë bërë që ky festival të rritet çdo vit dhe të shndërrohet në vlerë artistike për vendin tonë", ka shkruar ai në "Facebook".























