13:52 / 04.09.2022
Nesër fillon `Java e Bibliotekës në Kosovë`
RTKlive
Nesër më 5 shtator fillon Java e Bibliotekës në Kosovë. Tashmë tradicional, eventi më i madh kushtuar bibliotekarisë, i 19-ti me radhë, do të zgjasë deri më 11 shtator.
'"Java e Bibliotekës' organizohet nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën e Bibliotekarëve të Kosovës dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Tema bosht e këtij edicioni është:‘Dokumentimi i kulturës së emigracionit : koleksionet e shtypura dhe digjitale’, duke synuar që të kontribuojë në procesin e dokumentimit të trashëgimisë së emigracionit", thuhet në njoftimin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.























